Kovaçevski: Do t’i fitojmë edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare

“Në zgjedhje do të përplasen dy koncepte, dy blloqe që janë diferencuar natyrshëm, njëri për integrimin në BE dhe i dyti kundër integrimit në BE, ndërsa do të fitojë ai proevropian i udhëhequr nga LSDM, edhe zgjedhjet presidenciale edhe ato parlamentare”.
MARKETING
Këtë e tha kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski në një intervistë për “Studio 10” në Televizionin 24, duke folur për zgjedhjet e ardhshme kuvendare dhe presidenciale.
Ai shtoi se 80 për qind e qytetarëve janë për anëtarësim në BE.
“Në Bruksel e patëm konkluzionin më të qartë, Republika e Maqedonisë së Veriut me sukses e përfundoi skriningun dhe sapo të përfundojë obligimin për ndryshime kushtetuese, pa vonesë do të mbahet konferenca e dytë ndërqeveritare”, theksoi Kovaçevski.