Kovaçevski: Do të ketë takim liderësh!
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka njoftuar se gjatë ditë së nesërme do të dërgojë thirrje deri tek liderët e të gjitha partive parlamentare për takim liderësh. Takimi siç bëri të ditur ai do të mbahet të hënën dhe në të do të diskutohet për eurointegrimin e vendit në BE, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, parlamentare dhe për Kodin Zgjedhor.
“Ju njoftoj që nesër do të dërgohet thirrje për takim liderësh deri te të gjithë kryetarët e partive parlamentare politike si dhe te kryetari i Kuvendit. Takimi do të caktohet për të hënën dhe në të njëjtën do të bisedohet për euro-integrimin e Maqedonisë, për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare si dhe për ndryshimet e Kodit Zgjedhor sipas rekomandimeve të OSBE/ODIHR-së”, tha mes tjerash Kovaçevski.