Kovaçevski: Bisedimet me ASH-në po rrjedhin mirë, sot ose nesër takoj edhe Gashin

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën e sotme për media ka folur edhe për bisedimet me Aleancën për Shqiptarët për hyrjen e tyre në Qeveri. Siç theksoi ai, ka progres në këtë proces.
“Alternativa është partner i rëndësishëm i Qeverisë. Gjatë ditës së sotme ose nesër do të kem bisedime edhe me Gashin dhe kolegët e tij. Shpresoj se do të arrihet të kemi epilog pozitiv nga ato bisedime me qëllim që të mund të gjithë së bashku të vazhdojmë drejt ndërtimit të një koalicionit për Maqedoni evropiane, me qëllim hyrjen në BE deri në vitin 2030”, ka thënë Kovaçevski, përcjell SHENJA.

MARKETING