Kovaçevski: “Askund në botë në 1 km² nuk ke 60 drejtorë dhe zv/drejtorë”

Kovaçevski: “Askund në botë në 1 km² nuk ke 60 drejtorë dhe zv/drejtorë”

Kryeministri Kovaçevski ka komentuar sot edhe një çështje tjetër. Ai është pyetur për propozimin e  ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti që Qendra Klinike në Shkup të ketë vetëm një drejtor të përgjithshëm. Kovaçevski tha se askund në botë në 1km2 nuk ka 60 drejtorë dhe 60 zv/drejtorë dhe borde drejtuese.

“Absolutisht, absolutisht po. Unë mendoj se nuk ka llogari që në 1 km2 të ketë 60 drejtorë, 60 zëvendësdrejtorë dhe 60 borde drejtuese. Këtë nuk e ke askund në botë”, tha Kovaçevski.

MARKETING