Kovaçevski: 8 Shtatori 2023 bën thirrje për vazhdimësi në zhvillimin për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm

Kovaçevski: 8 Shtatori 2023 bën thirrje për vazhdimësi në zhvillimin për një jetë më të mirë për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, mbajti fjalim me videomesazh për nder të festës së madhe shtetërore, 8 Shtatorit, me të cilin ua uron të gjithë qytetarëve të vendit Ditën e Pavarësisë së Republikës.

“Sot jetojmë në një vend me kufij territorialë të siguruar. Me gjuhën e njohur maqedonase dhe identitetin maqedonas. Një shtet që është shembull i respektimit të të drejtave të njeriut, si një demokraci funksionale e suksesshme, multietnike dhe multikulturore. Evropë e vogël”.

“Integrimi në BE për ne në vend, do të thotë paga edhe më të larta, vende të reja pune dhe më shumë zgjedhje, kopshte, shkolla dhe spitale më moderne, mbështetje shumë më e madhe shtetërore për sipërmarrjet e vendit, akoma më shumë investime të huaja. Qytetarët sot duan të jetojnë në një vend modern, që është pjesë e Bashkimit Evropian”, thotë Kovaçevski.

MARKETING