Kovaçeski: Do të parashtrojmë amendamente për Ligjin për amnisti, persona të caktuar nuk do të përfitojnë
Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se grupi parlamentar i LSDM-së, do të dorëzoj amendamente që persona të caktuar të mos mund të përfitojnë nga Ligji për amnisti.
“Edhe unë kam qëndrimin tim rreth ligjit dhe në atë se grupi parlamentar i LSDM-së menjëherë do të dorëzojë amendament, pasi që të hyjë në procedurë ligji, që mos të ketë mundësi që të përfshihen persona të caktuar në pjesë të kësaj amnistie”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.
Kujtojmë se shërbimet e Kuvendit, sot njoftuan se Ligji tani më është në Kuvend dhe do të jetë me procedurë të shkurtuar. /SHENJA/