Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 është mbi 27%

Kosovë, pjesëmarrja në votime deri në orën 15:00 është mbi 27%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar të dhënat e fundit lidhur me pjesëmarrjen e votuesve deri në orën 15:00. Sipas të dhënave të KQZ deri në orën 15:00 kanë votuar mbi 27% e qytetarëve.

Përqindja më e lartë e daljes është në Zveçan me 46.11 për qind, ndërkaq më e ulëta në Leposaviq. Numri i votuesve që do të votojnë pritet të shtohet ndërsa procesi i votimit është i hapur deri në orën 19:00.

Në Kosovë mbahen sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku të drejtë vote kanë 1.999.024 qytetarë.

MARKETING