Kosovë, mbi 8 përqind e qytetarëve shfrytëzuan të drejtën e votës deri në ora 11:00
Mbi 165 mijë qytetarë me të drejtë vote kanë shfrytëzuar të drejtën e votës deri në orën 11:00 sipas të dhënave të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), raporton Anadolu.
Kryesuesi i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka njoftuar se 165.404 persona apo 8,27 për qind nga totali i listës së personave me të drejtë vote votuan deri në këtë kohë.
“Nga të dhënat që kemi marrë nga rreth 94 për qind të vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 165.404 votues apo 8,27 për qind. Deri në të njëjtën kohë në zgjedhjet në shkurt kishin votuar 169.650 votues apo 8,58 për qind”, tha Radoniqi.
Ai gjithashtu tha se nuk është raportuar asnjë problem apo parregullsi nga qendrat e votimit e cila do të cenonte procesin zgjedhor.

