Kosovë, komisioni zgjedhor certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare

Kosovë, komisioni zgjedhor certifikon Listën Serbe për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i Kosovës ka certifikuar Listën Serbe të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në muajin shkurt, transmeton Anadolu.

MARKETING

Description of image

Vendimi erdhi pasi më herët, Gjykata Supreme e Kosovës doli me aktvendim duke e hedhur poshtë ankesën e partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), lidhur me certifikimin e Listës Srpska për zgjedhjet parlamentare.

Më 25 dhjetor, PZAP-ja miratoi ankesën e Listës Serbe, e cila nuk ishte cerifikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për zgjedhjet e 9 shkurtit të vitit 2025, duke e urdhëruar atë që të lejojë pjesëmarrjen e kësaj partie në zgjedhjet parlamentare.

Në fillim të javës së kaluar, KQZ-ja nuk e certifikoi Listën Serbe. Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosjes, Sami Kurteshi kundërshtoi që ta votoi këtë parti, pasi që lëshoi një audio-incizim të kryetarit të listës, Zlatan Elek, ku u dëgjua me thirrje kundër Republikës se Kosovës.

Po ashtu, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Lista Serbe është pengesa më e madhe e integrimit të serbëve në Kosovë.

Duke folur në një konferencë për media, Kurti ishte shprehur se për aq kohë sa Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i Listës Serbe i akuzuar për terrorizëm, nuk dorëzohet tek autoritet kosovare, Lista Serbe do të jetë krahu i Milan Radoiçiqit.

MARKETING