Kosova mban stërvitjen e fundit para udhëtimit në Rumani, edhe një yll lë grumbullimin shkaku i lëndimit

Kosova mban stërvitjen e fundit para udhëtimit në Rumani, edhe një yll lë grumbullimin shkaku i lëndimit

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi paraditen e sotme (e mërkurë) seancën e tretë stërvitore dhe të fundit në Kampin Nacional në Hajvali, para ndeshjes së radhës në Ligën e Kombeve kundër Rumanisë.

Futbollistët dardanë punuan me përkushtim të lartë, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda dhe stafi i tij e orientuan stërvitjen kryesisht në detaje taktike, duke synuar përmirësimin e skemave të lojës për përballjen e së premtes.

Në seancën e sotme mungoi Donat Rrudhani, i cili pësoi lëndim në stërvitjen e djeshme dhe pas ekzaminimeve mjekësore u lirua nga grumbullimi.

Përkundër mungesave të rëndësishme si pasojë e lëndimeve, atmosfera brenda kampit të dardanëve mbetet pozitive dhe optimiste.

Ekspedita e Kombëtares së Kosovës udhëton nesër në mesditë drejt Bukureshtit, ku do të zhvillohet përballja me Rumaninë të premten, më 15 nëntor.

 

MARKETING