Korenica: Ludogoretsi ishte nivel tjetër, të marrim rezultat pozitiv në takimin e parë

Korenica: Ludogoretsi ishte nivel tjetër, të marrim rezultat pozitiv në takimin e parë

Përkrah trajnerit Ilir Daja në konferencën për shtypin me rastin e sfidës me Larne të Irlandës së Veriut në “Fadil Vokrri” ishte “ylli” i kampionëve të Kosovës, Meriton Korenica, i cili theksoi se duhet  shfrytëzuar mundësia për të avancuar në raundin e tretë të Conference League-s

“Të gjithë jemi të gatshëm dhe duhet të shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që kemi. Eliminimi nga Liga e Kampionëve na dëshpëroi, por kundërshtari (Ludogorets) nuk na lejoi të bënim lojën tonë”, deklaroi fillimisht Korenica.

“Do të synojmë që në ndeshjen e parë të marrim rezultat pozitiv dhe të mos e mendojmë kualifikimin të përfunduar.

Ludogoretsi ishte në një nivel më të lartë dhe na i pamundësoi lëvizjet tona, por që në këtë ndeshje do të synojmë më të mirën dhe të japim maksimumin”, ka shtuar më tej “ylli” i Ballkanit.

MARKETING