Koopmeiners një bast i humbur për Tudor, Juventus nis të mendojë për Milinkovic-Savic

Koopmeiners një bast i humbur për Tudor, Juventus nis të mendojë për Milinkovic-Savic

Sezoni sapo ka nisur, por ka nga ata që tashmë janë në qendër të kritikave. Ashtu si një vit më parë, Teun Koopmeiners mbetet një problem i hapur në shtëpinë bardhezi. Nga lojtari i vlerësuar te Atalanta nuk ka ende gjurmë në Torino, ndërkohë që blerja më e shtrenjtë e merkatos së verës 2024 (60,7 milionë euro, bonuset e përfshira) vazhdon të shihet si një “objekt misterioz”.
Trajneri Igor Tudor, i cili në gusht ishte shprehur me bindje se “do të jetë sezoni i tij”, i ka dhënë hapësira në të gjitha pesë ndeshjet e para. Ai është provuar si mesfushor qendre, por edhe si trekuartist pas sulmuesit, pa arritur të bindë me paraqitjet e tij.

Në debutim kundër Parmas dha sinjale pozitive në gjysmë ore loje. Me Genoan zhvilloi një ndeshje vetëm mesatare. Kundër Interit, 74 minuta të zbehta pas Vlahoviç, për t’u zëvendësuar nga Adžić, autori i golit të fitores. Në Champions League ndaj Borussia Dortmund, pas një pjesë të parë të mirë, dështoi në të dytën, duke gabuar edhe në rastin e golit të Nmecha. Ndërkohë që në transfertën me Veronën, futja në pjesën e dytë nuk solli asgjë, duke u “mbytur” nga dinamizmi i mesfushorëve vendas.
Që prej mbërritjes në Torino, Koopmeiners nuk ka arritur të justifikojë investimin e madh. Tifozët tashmë kanë humbur durimin, ndërsa edhe drejtuesit po vlerësojnë alternativa. Në orët e fundit është rikthyer fuqishëm emri i Sergej Milinković-Savić, një dëshirë e hershme e Juves. Kontrata e tij me Al-Hilal skadon në qershor dhe kjo e bën një operacion të realizueshëm, sidomos duke ditur dëshirën e lojtarit për t’u rikthyer në Europë.

MARKETING