Kontroll në objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 9 persona

Kontroll në objekte hotelierike në Shkup, arrestohen 9 persona

Më 23/24 maj 2024, zyrtarët policorë nga Njësia për tregti ilegale në Sektorin e Punëve të Brendshme(SPB) Shkup kanë vepruar sipas planit të SPB Shkupi, gjatë të cilit është bërë kontroll në disa objekte hoteliere. Në të njëjtën kohë, nëntë personave u është hequr liria, tek të cilët u gjet drogë. “Gjatë një ekzaminimi tek K.L. (31), P.Z. (31) dhe B.D. (30) është gjetur lëndë pluhur i bardhë, tek G.J. (30), L.M. (22), Zh.J (33), A.H. (27) dhe A.N. (22) u gjet marihuanë, dhe tek A.B. (24) u gjet një makinë shtypëse marihuana, njoftojnë nga MPB. Sipas MPB-së, gjatë kontrollit janë identifikuar dhe kontrolluar 59 persona dhe pesë automjete pasagjerësh.

MARKETING