Kontroll i policisë nëpër objekte hotelerike, arrestohen 62 persona, gjendet drogë

Kontroll i policisë nëpër objekte hotelerike, arrestohen 62 persona, gjendet drogë

Nga mesnata deri në orën 4.00, nga ana e gjithë Sektorëve për Punë të Brendshme është kryer kontroll për praninë e të miturve nëpër objekte hotelerike si dhe shitje e alkoolit për të mitur në 267 objekte hotelerike dhe 26 lokacione, informon MPB-ja.

Në kuadër të kontrollit në territorin e SPB Tetovë është regjistruar vepër penale e ndëshkueshme sipas nenit 215 të Kodit penal, ku tek një person është gjetur dhe konfiskuar një qese me lëndë pluhuri të bardhë. Personi është privuar nga liria dhe ndaj tij do të ngritët parashtresë përkatëse.

Në territorin e SPB Shkup janë arrestuar 61 persona, prej të cilëve 60 të mitur, të cilët pas mesnate janë gjetur në një lokal nate ku më pas u janë dorëzuar prindërve të tyre, një person për sulm ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së punëve të sigurisë, sipas nenit 383 të Kodit penal.
Gjatë kontrollit janë konstatuar gjithsej katër kundërvajtje, sipas Ligjit për aktivitet hotelerik në territorin e SPB Strumicë, sipas Ligjit për pirjen e duhanit, Ligjit për letërnjoftim dhe Ligjit për siguri në komunikacionin rrugor, të gjitha në territorin e SPB Shkup, për çka u janë lëshuar urdhërpagesa përkatëse, theksohet në kumtesën e policisë.

MARKETING