Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Macron thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Konflikti i armatosur në Lindjen e Mesme, Macron thirrje Izraelit: Shmangni çdo përshkallëzim, veçanërisht në Liban

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i kërkoi qeverisë izraelite që “të shmangë çdo sjellje” që mund të çojë në “përshkallëzim”, “veçanërisht në Liban”, pas sulmit që i atribuohet Izraelit  në Bejrut, ku u vra komandanti i dytë i Hamasit, tha ai mbrëmjen e djeshme nga pallati Elysee.

Macron foli me telefon me ministrin izraelit Benny Gantz, një anëtar i qeverisë së Benjamin Netanyahut gjatë kohës së luftës, ku theksoi se ishte “e nevojshme të shmanget çdo sjellje që mund të çojë në përshkallëzim, veçanërisht në Liban“.

Numri dy i Hamasit, Saleh al-Aruri, u vra në një sulm që i atribuohet Izraelit në një periferi të Bejrutit.

Kjo ishte hera e parë që nga shpërthimi i luftës që përkon me datën 7 tetor në Rripin e Gazës, që një sektor i kryeqytetit libanez u vu në shënjestër.

 

 

“Ky krim nuk do të mbetet pa përgjigje apo pa u ndëshkuar,” tha fraksioni i Hezbollahut libanez, një aleat i Hamasit. Kryeministri i Libanit, Najib Mikati, nga ana e tij, akuzoi Izraelin se po përpiqet të tërheqë Libanin në “fazën e re të konfliktit”.

MARKETING