Konfirmohet vdekja e një personi në Dragodan, u raportua të jetë vëllai i Unikkatilit

Policia e Kosovës ka konfirmuar se një person është gjetur i vdekur në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë, i cili sipas raportimeve thuhet të jetë vëllau i reperit “Unikkatil”.
“Sot rreth orës 18:00, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në lagjen Arbëria në Prishtinë”.
“Viktimë në këtë rast është një mashkull (1983), vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendngjarje”.
“Hetuesit policor në koordinim me prokurorin po ndërmarrin të gjitha veprimet e duhura që do t’i kontribuonin hetimit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.