Konferencë plenare e Konventës Nacionale të BE-së
Në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet Konferenca e 8-të plenare Konventa Nacionale për Bashkimin Evropian (KNBE-MK) nën moton “Reforma në anën tjetër të retorikës: Sfidat rajonale në rrugën drejt Bashkimit Evropian.
Siç informojnë organizatorët, fokusi konferencës do të jenë inciativat e BE-së për të përforcuar integrimin rajonal në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht përmes Planit të rritjes dhe nevojës së politikave të harmonizuara dhe përforcimin e dinamikave reformuese.
Fjalimin hyrës do ta ketë kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ndërsa do të marrin pjesë deputetë, ambasadorë, funksionarë të lartë nga ministritë dhe institucionet gjyqësore, përfaqësues nga Sllovakia, Shqipëria dhe Serbia, akademikë, organizata të shoqërisë civile dhe grupet e punës të KNBE-MK.

