Konferencë e Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës Veriore për makedonistikë në Qendrën e kongreseve të USHCM-së në Ohër

Prej sot e deri më 12 shtator në Qendrën e kongreseve në Universitetin “Shën Cirili e Metodi” në Ohër do të mbahet Konferenca e 12-të e Maqedonisë së Veriut dhe Amerikës Veriore për makedonistikë.
Konferenca është nën patronatin e Universitetit “Shën Cirili e Metodi” dhe është organizuar në bashkëpunim me Fakultetin filologjik “Bllazhe Koneski” në Shkup, prej ku informojnë se këtë vit do të marrin pjesë makedonistë të shquar nga jashtë, sllavistë dhe ballkanistë, mes të vilëve Viktor Fridman, Kristina Kramer, Kit Braun, Grejs Filder.
“Konferenca mbahet çdo tre vite, me radhë në Maqedoni të Veriut dhe Amerikë Veriore, me qëllim që të vazhdohet dhe të thellohet bashkëpunimi mes shkencëtarëve dhe hulumtuesve nga të dy anët”, kumtoi Fakulteti filologjik “Bllazhe Koneski”-Shkup.