Konferenca e parë “Lider biznesi”, do të debatojnë liderët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm

Konferenca e parë “Lider biznesi”, do të debatojnë liderët dhe sipërmarrësit më të suksesshëm

“Formësimi i së ardhmes: Lidershipi në epokën e transformimit” është tema e konferencës së sotme të parë “Lider biznesi” e cila, siç është paralajmëruar, do t’i bashkojë liderët më me ndikim dhe më të suksesshëm dhe sipërmarrës nga industritë e ndryshme. Qëllimi i konferencës është të krijojë platformë të veçantë për shkëmbim të ideve dhe inovacioneve, të ofrojë mundësi për ndarjen e trendeve më të reja afariste dhe shembuj të suksesshëm nga praktika dhe të definojë udhëzime strategjike të cilat do ta nxisin rritjen dhe zhvillimin e sektorit të biznesit në Maqedoninë e Veriut.

Pjesën zyrtare do ta hapë ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, i cili do të mbajë fjalim hyrës në temën “Vizioni për zhvillimin ekonomik të Maqedonisë”, pastaj Ognen Ognenoski, themelues dhe drejtor ekzekutiv i Rrjetit të Biznesit, do ta prezantojë analizën makroekonomike të ekonomisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2024, ndërsa Aneta Korokbina, trajnere transformuese, autore dhe ligjëruese, do të flasë për trendet në lidershipin botëror.

Në kuadër të programit do të mbahen katër diskutime paneli të cilat do të ofrojnë perspektiva të ndryshme dhe përvoja praktike nga emrat në skenën e biznesit në Maqedoninë e Veriut: “Partnerë financiarë ose vetëm kreditorë? Roli i ri i bankave në ekosistemin e NVM”, Lidershpi në kohë krize”, Revolucioni fintek dhe e ardhmja e financave” dhe “Ndërtimi i kulturës organizative e përshtatshme në ndryshime”.

Në panelin e parë do të diskutohet se si bankat mund të bëhen partnerë të vërtetë për ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Moderator do të jetë Ognen Ognenoski nga Rrjeti i Biznesit, ndërsa do të marrin pjesë drejtori ekzekutiv dhe anëtar i Bordit Drejtues të Halkbank SHA Shkup, Berkan Imeri, drejtori i drejtorisë së klientëve të korporatave të SHA Banka Shparkase, Blagoja Ustijanoski, dhe drejtori ekzekutiv për transformime dhe financa i Mega-Metal Slovenia, Slaven Çuriç. Paneli i dytë do të ofrojë mbikëqyrje mbi strategjitë për drejtimin me sukses të një biznesi në kohë të pasigurta. Moderatore është Irena Jakimova, trajnere ndërkombëtare dhe trajnere lidershipi, ndësa panelistët janë drejtori i përgjithshëm i Porshe Maqedoni, Zllatko Mucunski, menaxherja kontrolluese dhe anëtare e menaxhimit strategjik të Zegin Group, Jana Gjorçeva Korubin, dhe Lazar Jovevski, profesor në Fakultetin Juridik në UCM dhe këshilltar për punë dhe politikë sociale i kryeministrit Hristijan Mickoski. Paneli i tretë do të shqyrtojë se si teknologjia financiare (Fintech) po ndryshon shërbimet tradicionale financiare. Moderatore është drejtoresha ekzekutive e EOS Matrix, Katerina Boshevska, dhe folës do të jenë drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, drejtoresha ekzekutive e Iute Macedonia, Biljana Misic, dhe themeluesja dhe drejtori ekzekutiv i Modelix, Blagoja Hamamdziev. Diskutimi i katërt në panel do të përqendrohet në rëndësinë e një kulture të fortë dhe fleksibile organizative. Moderatore është Penka Mukaetova nga Lidhja e Odave Ekonomike të Maqedonisë, ndërsa panelistët janë sekretari korporativ i Alkaloid, Dimitar Ristovski, menaxherja e lartë për Operacione Komerciale në FMTKP, Ivana Stojanoska, dhe drejtoresha ekzekutive e “Sigurimi Sava”, Melita Gugulovska.

Përveç panel diskutimeve, programi përfshin edhe prezantime të rrëfimeve të suksesshme dhe biseda frymëzuese . Drejtori i përgjithshëm i Qumështores SHA Manastir, Gjorgji Petrushev, do të mbajë prezantim kryesor në temën “Qëndrueshmëria si vlerë – përgjegjësi e liderëve të suksesshëm të biznesit”. Pas kësaj do të vijojë bisedë frymëzuese në temën e njëjtë, e moderuar nga Vladimir Risteski, drejtor ekzekutiv i Eventika dhe partnere dhe drejtor kreativ i Piksel. Drejtoresha e përgjithshme e Makstil, Marija Dukovska Pavllovska, do të moderojë bisedë në temën “Transformimi i gjelbër dhe konkurrenca”, me pjesëmarrje të drejtorit të përgjithshëm të Rade Konçar – TEP, Goran Antevski.

MARKETING