Koncert humanitar për të ndihmuar Muhamed Maksutin, vuan nga një sëmundje e rrallë e veshkave

Koncert humanitar për të ndihmuar Muhamed Maksutin, vuan nga një sëmundje e rrallë e veshkave

Urban street car club nga Ohëri të dielën organizon koncert humanitar për grumbullimin e mjeteve për të ndihmuar 21 vjeçarin Muhamed Maksud- Muki
Muhamedi ka dy vite që vuan nga një sëmundje e rrallë e veshkave- Focal Segmental Glomerulosclerosis (FSGS), andaj është i nevojshëm të bëhet transplanti, ndërsa donori i vetëm është nëna e tij.
Që kjo të realizohet janë të nevojshme 21 000 euro, të cilat duhet të paguhen deri më 30.09.2024.
Për këtë arsye nga klubi kanë paralajmëruar se të dielën do të vendosen kuti për t’i dal në ndihmë Muhamedit ndërsa do të shiten edhe parfume me logon e klubit, të cilat po ashtu do të shkojnë për operimin e 21 vjeçarit.

MARKETING