Komunikacioni në rrugën Gradsko – Prilep në ndërpreje të plotë

Komunikacioni në rrugën Gradsko – Prilep në ndërpreje të plotë

Komunikacioni në rrugën rajonale Gradsko – Prilep nga ora 7:20 është ndërprerë plotësisht për shkak të reshjeve të dendura të shiut dhe derdhjes së lumit Raec në afërsi të fshatit Raec.

Siç informon LAMM në udhëkryqin afër vendit të quajtur “Motel Drenovë” në rrugë ka sasi të madhe të ujit, ndërsa në “Pletvar” para tuneleve ka rrëshqitje të dheut dhe rënie të gurëve.

Po ndërmerren masa për pastrim të terrenit.

MARKETING