Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka vonesa në pikat kufitare

Qarkullimi në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është rritur. Në vendkalimet kufitare në anën e RMV-së nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon rregullimin e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalistikës së komunikacionitdhe menaxhimin e kujdesshëm të mjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Sipas njoftimit nga “Viaduct Trej Dooel – Gostivar”, në kuadër të ndërtimit të Korridorit 10D, aktualisht është në fuqi regjim i përkohshëm i komunikacionit në rrugën Prilep – Manastir, ku lëvizja e automjeteve do të ridrejtohet përgjatë rrugës rajonale Prilep – Manastir, nga pjesa nga kryqëzimi Lagovë deri në Topolçan. Ky regjim i përkohshëm ka nisur më 3 prill 2025 dhe do të zgjasë deri në përfundimin e aktiviteteve ndërtimore.

MARKETING