Komunikacioni në Maqedoni, nuk ka ndalesa në pikat kufitare
Qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa ndërprerje, në rrugë të thata.
Lidhja Auto-moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se intensiteti i qarkullimit në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka vonesa për hyrje dhe dalje nga vendi.
LAMM rekomandon përshtatje të shpejtësisë së lëvizjes, respektim të sinjalistikës në komunikacion dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumore dhe gryka, ku ka mundësi për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.