Komuna e Çairit organizon mbledhjen komemorative për Shpat Kasapin të martën
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se mbledhja komemorative në nderim të jetës dhe veprës së Shpat Kasapit do të mbahet në ambientet e Komunës së Çairit, dhe jo në Teatrin Shqiptar siç ishte paralajmëruar më parë.
Takimi përkujtimor do të zhvillohet të martën, më 2 dhjetor 2025, me fillim në orën 13:00. Ai ka për qëllim të nderojë kontributin dhe krijimtarinë artistike të Kasapit.
“Qytetarët, miqtë, familjarët dhe artdashësit do të bashkohen për të kujtuar jetën, veprën dhe trashëgiminë që Shpat Kasapi la pas,” tha Mexhiti.

