Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit thotë se anija e saj është goditur me raketë në Ngushticën e Hormuzit
Kompania Kombëtare e Naftës e Abu Dhabit (ADNOC) konfirmoi të shtunën se një prej anijeve të saj u vu në shënjestër të një rakete gjatë kalimit në Ngushticën e Hormuzit, transmeton Anadolu.
Incidenti ka ndodhur në orët e para të së shtunës, raportoi agjencia zyrtare e lajmeve e Emirateve të Bashkuara Arabe, WAM, duke cituar kompaninë.
Nuk u raportuan të lënduar dhe situata u vu nën kontroll, shtoi kompania.
Më herët, agjencia gjysmëzyrtare iraniane e lajmeve Fars raportoi se një anije, që besohet të jetë një cisternë nafte, kishte marrë flakë në korridorin jugor të ngushticës.
Duke cituar të dhënat e monitorimit satelitor, Fars tha se në vendngjarje kishte mbërritur një anije për reagim ndaj derdhjeve të naftës dhe shuarjen e zjarreve, me emrin ADNOC AR01.

