Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari

Kompania britanike njofton se në dalje të Prishtinës janë 640 mijë tonelata ari

Kompania britanike për hulumtimin e minierave Western Tethyan Resources njofton se në fshatin Slivovë janë të 640 mijë tonelata ari.

Sipas njoftimit, zona ky dyshohet se mund të ketë ari është rreth 20 kilometra larg Prishtinës.

“Zona kryesore në Slivova ka burime të përcaktuara prej 640 kt [640 mijë tonelata] apo 4.8 gr/tonelata ari për 98,700 ons”, thuhet në raportin e kompanisë, përcjell Telegrafi.

Drejtori menaxhues i WTR-së, Mentor Demi thekson se qasja e kompanisë ka konfirmuar potencialin për projektin e arit në këtë hapësirë.

“Jemi shumë të kënaqur me përfundimin e suksesshëm të vlerësimit të biznesit në projektin e arit Slivova dhe me përgatitjet për hyrjen në marrëveshjen definitive të përfitimit me Avrupa Minerals. Qasja jonë sistematike në hulumtim dhe zhvillim të minierave ka rezultuar me konfirmim të resureve me potencial ekonomik dhe konfirmim të potencialit hulumtues për projektin e arit Slivova. Ne mezi presim të ofrojmë njoftime të reja në lidhje me studimin e VPE për projekt, së bashku me rezultatet e tjera hulumtuese, në të ardhmen e afërt”, thekson Demi.

Studimi konceptual i projektit të Slivovës i përfunduar gjatë fazës së vlerësimit të biznesit ka sugjeruar për një potencial të një miniere të vogël me opsione të mira menaxhuese të eksploatimit, procesimit, si dhe menaxhimit të mbetjeve.

MARKETING