Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive t’i japë për lexim të mëtutjeshëm ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Komisioni për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive t’i japë për lexim të mëtutjeshëm ndryshimet dhe plotësimet e Kodit penal

Komisioni kuvendor për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive në mbledhjen e sotme e pranoi Propozim-ligjin për ndryshim dhe plotësim të Kodit penal dhe e dha për lexim të mëtutjeshëm.

Ndryshimet, siç tha kryetari i Komisionit, dhe njëri prej parashtryesve Ljupço Prenxhov, janë me kërkesë të Gjykatës kushtetuese, duke cekur se paralelisht Ministria e Drejtësisë po punon në kod të ri penal, ndërsa disa prej ndryshimeve kanë të bëjnë me nevojat që të funksionojë “Qyteti i sigurt”.

Prenxhov theksoi se po ashpërsohet politika ndëshkuese edhe për keqpërdorimin e pozitës zyrtare, me shtim të paragrafit të ri 5, si cili, siç tha, i inkriminon edhe keqpërdorimet nga furnizimet publike.

Bojan Stojanoski, deputet nga VMRO-DPMNE dhe njëri prej parashtruesve sqaroi se ndryshimet janë cekur nga Gjykata kushtetuese dhe se nëse nuk bëhen, do të krijohet boshllëk juridik, përkatësisht mbi 200 lëndë të cilat ndiqen sipas atij neni do të amnistohen.

Deputetja Sonja Mirakovska nga PRSD theksoi se do t’i mbështesin ndryshimet, por kërkoi debat publik ku do të marrin pjesë ekspertë të fushës.

Për deputetin Bekim Qoku nga koalicioni VLEN ndryshimet janë nevojë e imponuar nga Gjykata kushtetuese, për, siç theksoi, t’i riparuar dëmi në Kodin penal të vitit 2023.

“Po bëjmë korrigjim urgjent të gabimeve nga shtatori i vitit 2023. Ato ndryshime u hodhën poshtë nga Komisioni evropian, Ambasada e SHBA-së, të cilat theksuan se kanë investuar 500 milionë dolalrë në gjyqësi dhe nuk po shohim rezultate”, tha Qoku.

MARKETING