Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave mbajti takim pune me përfaqësuesin e Misionit të OSBE-së në Shkup

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave mbajti takim pune me përfaqësuesin e Misionit të OSBE-së në Shkup

Komisioni për mundësi të barabarta të grave dhe burrave mbajti takim pune me Dushko Todoroskin, përfaqësues i Misionit të OSBE-së në Shkup.

Siç informojnë nga Kuvendi, temë e takimit ishin Angazhimet nga Helsinki për Parlamente sensitive gjinore në Rajonin e OSBE-së.

Kryetarja e Komisionit për mundësi të barabarta të grave dhe burrave, Zhaklina Peshevska, falënderoi për mbështetjen e OSBE-së dhe informoi se Angazhimet dalin nga punëtoria e qershorit në Helsinki, Finlandë, për “Realizim të barazisë gjinore në dhe përmes Parlamenteve”, ku morën pjesë 16 Parlamente dhe ekspertë nga e tërë bota.

Dushko Todorovski theksoi se në 30 vitet e kaluara ka përparim të madh në avancimin e barazisë gjinore në kuadër të Parlamenteve, kur vendet anëtare të OSBE-së në mënyrë tët refishtë e rritën përfaqësimin mesatar të grave deputete, duke arritur në 31,6%. Megjithatë, mbeten sfida të shumta, dhe mu prandaj bëhet thirrje për angazhim të ripërtërirë ndaj agjendës globale për parlamente senistive gjinroe dhe ndaj barazisë gjinroe si normë e përhershme dhe parim i sundimit. Në atë drejtim  rekomandohen 12 masa, si udhërrëfyes për parlamentet nacionale në Rajonin e OSBE-së.

Todorovski informoi se Misioni i OSBE-së në Shkup në atë periudhë ka punuar edhe në dy sfera të tjera në kuadër të Kuvendit, dhe atë: prëforcimin e strukturës administrative në pjesën e mundësive të barabarta në drejtim të një mbështetjeje më të fuqishme nga shërbimi për deputetet dhe të miratimit të kodit të ri për sjellje etike të deputetëve, me vendosje të masave për rregullim të mundësive të barabarta në drejtim të parandalimit të dhunës ndaj grave në poilitikë.

Deputetet e falënderuan OSBE-në si partner i vazhdueshëm në angazhimet për barazi të grave dhe burrave, me qëllime për bashkëpunim më progresiv dhe më të frytshëm në të ardhmen në këtë fushë, me qëllim që të mos jetë vetëm numër.

MARKETING