Komisioni për Mbrojtje e mbajti mbledhjen e 35-të, tre propozim-ligjet e rendit të ditës janë dërguar në Kuvend

Komisioni për Mbrojtje e mbajti mbledhjen e 35-të, tre propozim-ligjet e rendit të ditës janë dërguar në Kuvend

Komisioni për Mbrojtje sot e mbajti mbledhjen e 35-të në të cilën diskutoi për tri pikat e rendit të ditës edhe atë propozim-ligjet për ndryshime dhe plotësime të ligjit për furnizime publike në sferën e mbrojtjes, për ndryshime dhe plotësime të ligjit për siguri në komunikacionin rrugor dhe për ndryshime dhe plotësime të ligjit për zhvillim, prodhimtari dhe qarkullim të mallrave ushtarake.

Për të gjitha tre propozim -ligjet e propozuara Kuvendi paraprakisht u deklarua se të njëjtët duhet të miratohen me procedurë të shkurtër.

Deputeti Sali Murati parashtroi dy amendamente për propozim-ligjin për ndryshime dhe plotësime të ligjit për furnizime publike në sferën e mbrojtjes, gjatë kësaj duke e sqaruar parimisht se ndryshimet e propozuara nënkuptojnë ndryshime tektonike, thelbësore të ligjit të vëllimshëm, i ndërlikuar…

Në shpjegimin e tij, Murati, ndër të tjera, theksoi se termi infrastrukturë kritike nuk është finalizuar ligjërisht, nuk ka përkufizim të saktë të tij në tekst, më pas theksoi mosbindjen e tij personale për justifikimin e miratimit të ndryshimeve, mungesën e një shpjegimi me arsye specifike për ndryshimet në legjislacion…

Ai kishte vërejtje edhe për uljen e numrit të Komisionit për kontroll dhe mbikëqyrje të furnizimeve, me atë që kjo do të nënkuptojë ulje të ingerencave dhe transparencës së tij.

Sllavjanka Petrovska paraqiti disa nga vërejtjet e saj mbi ndryshimet ligjore të propozuara dhe amendamentet e paraqitura nga Murati, duke theksuar pamundësinë e zbatimit të ligjit ndërkohë që arrihet të respektohen direktivat dhe angazhimet e shtetit në lidhje me parimin e transparencës.

Edhe Petrovska me vërejtje pse një ligj serioz, jashtëzakonisht i ndërlikuar miratohet me procedurë të shkurtër…

“Nuk mund të thuhet se ky ligj mund të zbatohet për veprat e infrastrukturës kritike, pa pasur një përkufizim në sistemin ligjor se çfarë është infrastruktura kritike”… tha ajo.

Ajo theksoi gjithashtu mungesën e bashkëpunimit ndërdepartamental dhe përjashtimin kontrollues të institucioneve shtetërore nga sistemi, si dhe mënyrën se si do të merren vendimet gjatë blerjes së pajisjeve të ndjeshme, nëse do të zbatohet ky ligj apo ligji për furnizime publike..

Pas vërejtjeve foli Dragan Kovaçki, i cili përsëriti se Kuvendi kishte vendosur të miratohet ligji me procedurë të shkurtër.

Deputetët Oliver Spasovski dhe Goran Misoski parashtruan tre amendamente në propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor, për të cilat Spasovski para Komisionit theksoi se disa nga dispozitat e tij nënkuptojnë ngarkesë shtesë për komisionet e provimeve.

Si shembull, ai përmendi përgjegjësinë administrative dhe kundërvajtëse të propozuar për qendrat e provimit, me aktivizimin e garancisë bankare si masë ndëshkuese.

Sipas tij, garancia e lartë bankare dhe aktivizimi i saj do të krijojë probleme të tjera, do të jetë demotivues për konkurrencën, ndëshkim i trefishtë për të njëjtën vepër që është ligjërisht e pamundur, pastaj pasiguri midis subjekteve juridike..

Aleksandar Jamallov si përgjigje theksoi se saktë është definuar procedura, se garancia bankare si masë aktivizohet vetëm nëse dhe gjatë mbikëqyrjes së përsëritur në afat prej 30 ditëve subjekti juridik nuk i ka mënjanuar paraprakisht lëshimet e theksuara.

Komisioni për Mbrojtje pas debatit të sotëm tre propozim zgjidhjet ligjore i dërgoi për debat të mëtutjeshëm në Kuvend.

MARKETING