Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon Adem Çuçulin për kryetar të Anti-korrupsionit

Komisioni për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve propozon Adem Çuçulin për kryetar të Anti-korrupsionit

Adem Çuçul, jurist i diplomuar me provim të kaluar të jurisprudencës do të propozohet nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit.

Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Antikorrupsionit për Çuçulin kanë dhënë vlerësimet më të larta, dhe ashtu ai mori 96,5 pikë.

Çuçul është sekretar aktual i përgjithshëm i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe atje punon tashmë 19 vite.

Komisioni për seleksionimin e kandidatëve vlerësoi se Çuçul ka përvojë të konsiderueshme në parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit, si dhe ka një vizion të qartë dhe një plan konkret për funksionimin dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Thirrja për aplikim për kryetar të KSHPK-së ishte publikuar gjatë verës, por procedura ishte pezulluar përkohësisht për shkak të zgjedhjeve lokale.

MARKETING