Komisioni i Venedikut rekomandon kufizimin e mandateve të prokurorit publik dhe zgjedhjen e tij me shumicë të kualifikuar

Komisioni i Venedikut rekomandon kufizimin e mandateve të prokurorit publik dhe zgjedhjen e tij me shumicë të kualifikuar

Ligjet e propozuara për Prokurorinë Publike dhe Këshillin e Prokurorëve Publikë, pavarësisht disa mangësive, përmbajnë shumë karakteristika pozitive – të reja ose të marra nga ligjet në fuqi, theksohet në mendimin e përbashkët të Komisionit të Venedikut dhe Drejtorisë së Përgjithshme për të Drejtat e Njeriut dhe Sundimin e Ligjit (DGI) të Këshillit të Evropës për dy projekt-tekstet ligjore të Qeverisë së Maqedonisë.

Opinioni rekomandon ndryshimin e Kushtetutës, i cili do të kufizonte të drejtën e rizgjedhjes së Prokurorit Publik, dhe që ai të zgjidhet dhe shkarkohet me shumicë të kualifikuar në Kuvend.

“Duke pasur parasysh rëndësinë e këtyre çështjeve për autonominë dhe pavarësinë relative të Prokurorisë Publike, Komisioni i Venedikut rekomandon, në kontekstin e reformës së ardhshme kushtetuese, që Kushtetuta të ndryshohet edhe në këto pika”, thuhet në dokument.

Lidhur me Projektligjin për Këshillin e Prokurorëve Publikë, opinioni rekomandon rishikimin e kohëzgjatjes së përvojës profesionale të të gjithë anëtarëve jo-laikë të Këshillit, si dhe ofrimin e një alternative për mënyrën se si zgjidhen katër anëtarët jo-laikë, duke siguruar kështu një përzgjedhje të bazuar në meritat dhe integritetin e kandidatëve, si dhe përfaqësim të larmishëm.

MARKETING