Komisioni i përzier bullgaro-maqedonas diskuton librat shkollorë për klasën e shtatë dhe kremtime të përbashkëta

Komisioni i përzier bullgaro-maqedonas diskuton librat shkollorë për klasën e shtatë dhe kremtime të përbashkëta

Propozim-rekomandimet për librat shkollorë maqedonas për klasën e shtatë, si dhe kremtimet e përbashkëta eventuale, kanë qenë tema e takimit të 34-të të Komisionit të përbashkët multidisiplinat ekspert për çështje historike dhe arsimore mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, që dje dhe sot u mbajt në Shkup.

“U bë fjalë për rekomandimet e propozuara për librat shkollorë të Maqedonisë për klasën e VII-të, ndërkaq u diskutua edhe për kremtimet eventuale të përbashkëta, në të cilat dolën në pah qëndrimet e ndryshme të të dyja palëve”, njoftoi ekipi i ekspertëve maqedonas.

Takimi, shtuan ata, u zhvillua në një atmosferë dinamike dhe konstruktive, për çështje nga fushëveprimi i punës së Komisionit dhe me këtë rast janë harmonizuar dhe miratuar Procesverbalet dhe Transkriptet e mbetura nga puna e Komisionit në vitin 2023.

“Në frymën e ndërtimit të besimit, pjesa maqedonase e Komisionit përpiqet të mbajë një qasje proaktive, në përputhje me praktikat dhe përvojat pozitive evropiane”, thuhet në deklaratën e ekipit maqedonas.

Takimi i radhës i Komisionit do të mbahet në prill në Sofje.

Takimi i mëparshëm u mbajt më 12 dhe 13 dhjetor në Sofje, ku u diskutua për kremtimet e përbashkëta eventuale, për rekomandimet për librat shkollorë të Maqedonisë për klasën e VII, si dhe për përcaktimin e dinamikës së punës për gjysmën e parë të vitit 2025.

Në fund të tetorit të vitit të kaluar në Shkup u mbajt mbledhja e Komisionit të përzier, i cili ishte i pari i përbërjes së re të ekipit maqedonas me kolegët e tyre nga pala bullgare. Bashkëkryeuesi i ekipit bullgar, Angell Dimitrov, tha shkurt pas takimit se ishte “më shumë për t’u njohur me njëri-tjetrin” dhe “nga pikëpamja teknike”.

Komisioni i përbashkët maqedono-bullgar për çështje historike dhe arsimore është themeluar si rezultat i Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë të nënshkruar më 1 gusht.

MARKETING