Komisioni antikorruptues e miratoi Raportin vjetor për punën për vitin 2022

Komisioni antikorruptues e miratoi Raportin vjetor për punën për vitin 2022

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit (KSHPK) në seancën e sotme të 84-të të mbajtur përmes platformës “Zum” i miratoi Raportin vjetor për punën e Komisionit për vitin 2022 dhe Raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë nacionale për parandalim të korrupsionit dhe konfliktet e interesit 2021-2025, për vitin 2022.

Anëtarja e Komisionit, Katica Nikollovska duke e prezantuar Raportin theksoi se KSHPK-ja për vitin 2022 theksoi se janë mbajur 21 seanca dhe janë zgjidhur 560 lëndë, rreth të cilit janë miratuar 509 vendime. Janë dhënë edhe 12 rekomandime deri te disa institucione.

Paralajmëroi se nga prilli do të vendoset në funksion dhe zgjidhje softuere për parashtrimin elektronik të listave anketuese për gjendjen pronësore të personave të zgjedhur dhe të emëruar.

Nikollovska informon se në vitin 2022 janë lëshuar 4.423 urdhërpagesa për kundërvajtje në bazë të parashtrimit të parakohshëm të pyetësorëve me marrjen në detyrë të personave të zgjedhur dhe të emëruar (2.836), pas përfundimit të detyrës (1.306) dhe me ndryshimin e gjendjes pasurore (281), me çka janë grumbulluar 2.430.400 denarë, gjegjësisht 38.000 euro, të cilat janë derdhur në buxhetin e shtetit.

Kryetarja e Komisionit, Biljana Ivanovska, në pjesën për punësim, theksoi se i kanë rritur resurset njerëzore për 130 për qind, por se ka nevojë për punësime të reja. Plani përfshin pesë punësime të reja dhe dy gradime në gjysmën e dytë të vitit, për të cilat do të sigurohen para nga ribalancimi i Buxhetit.

Anëtarët e Komisionit shprehen të kënaqur me punën e bërë në vitin 2022, kur KSHPK-ja shënoi dy dekada funksionimi. Raporti duhet të dorëzohet nesër në Kuvend.

Antikorrupsionistët shprehën shpresën se Kuvendi nuk do ta lërë të shqyrtohet Raporti vitin e ardhshëm, duke pasur parasysh se sot deputetët po shqyrtojnë Raportin e KSHPK-së për vitin 2021.

Raportin vjetor për zbatimin e Strategjisë kombëtare për parandalimin e korrupsionit dhe konfliktit të interesit 2021-2025, për vitin 2022, e prezantoi kryetarja e KSHPK-së Ivanovska, e cila shprehu keqardhjen që vetëm 10 për qind e rekomandimeve të tyre janë zbatuar nga institucionet, që paraqet një rënie në krahasim me vitin 2021 kur kjo përqindje është 20 për qind.

Komisioni për antikorrupsion paralajmëroi se nesër do ta vazhdojë seancën e 84-të.

MARKETING