Komisionerja Kos: Të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të anëtarësohen me të drejta të plota në BE
Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka pritur në takim ambasadoren e re të Republikës Popullore të Kinës në Kosovë, Sh.S. Xhiang Siaojan. Përmes një njoftimi, Gashi bëri të ditur se gjatë takimit u konfirmua miqësia dhe bashkëpunimi i deritanishëm mes dy vendeve.
“Pata kënaqësinë të mirëpres ambasadoren e re të Kinës, Sh.S. Xhiang Siaojan. Konfirmuam marrëdhëniet diplomatike dhe miqësore mes dy vendeve tona, të ndërtuara mbi respekt dhe mirëkuptim të ndërsjellë”, tha Gashi.
Ai shtoi se bisedimet u fokusuan në mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe zhvillimin në sektorë të ndryshëm.
“Diskutuam mundësitë për thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe adresuam potencialin për zhvillim të mëtejshëm në fusha si ekonomia, arsimi dhe kultura, me qëllim avancimin e projekteve që sjellin përfitime konkrete për qytetarët tanë”, theksoi kryeparlamentari.
Gashi gjithashtu shprehu falënderimin për mbështetjen e deritanishme nga Kina dhe nënvizoi gatishmërinë për një bashkëpunim edhe më të intensifikuar gjatë mandatit diplomatik të ambasadores.
“Shpreha mirënjohjen për mbështetjen e deritanishme dhe theksova gatishmërinë e Kuvendit për të vazhduar një bashkëpunim më dinamik, konstruktiv dhe të suksesshëm gjatë mandatit të saj”, përfundoi njoftimi.

