Kolonët fanatikë hebrenj shpalosin flamurin izraelit në Mesxhid Al-Aksa

Kolonët fanatikë hebrenj shpalosin flamurin izraelit në Mesxhid Al-Aksa

Kolonët fanatikë hebrenj që bastisën Mesxhid Al-Aksanë të shoqëruar nga policia izraelite, shpalosën flamurin e Izraelit dhe kryen rituale fetare, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, 216 kolonë hebrenj bastisën Xhaminë Al-Aksa këtë mëngjes nën mbrojtjen e policisë izraelite.

Teksa disa kolonë fanatikë hebrenj shpalosën flamurin izraelit në Mesxhid Al-Aksa, disa kolonë kryen rituale fetare.

Policia izraelite u largua nga xhamia Al-Aksa pasi u larguan kolonët fanatikë.

Shkelje e sovranitetit të Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit

Sipas marrëveshjes së paqes të nënshkruar midis Izraelit dhe Jordanisë më 26 tetor 1994, Mesxhid Al-Aksa është nën kujdesin e Administratës së Vakëfeve Islame të Kudsit, e cila është e lidhur me Ministrinë jordaneze të Vakëfeve, Çështjeve Islame dhe Shenjtërisë.

Megjithatë, që nga viti 2003, hebrenjtë të shoqëruar nga policia hyjnë në faltoren e shenjtë pa lejen e Administratës me vendim të njëanshëm të Izraelit.

Hebrenjtë kryejnë gërmime nën pretendimin se i ashtuquajturi “Tempulli i Solomonit” gjendet nën Kompleksin e Mesxhid Al-Aksasë, e cila përfshin Xhaminë Kibla dhe Xhaminë Sahra, medrese, muze dhe një oborr të madh. Hebrenjtë gjithashtu me ketë Arsyetim pretendojnë të drejtën për të kryer rituale fetare në Aksa.

Bastisja provokuese e ministrit Ben-Gvir në Aksa

Ministri izraelit i Sigurisë Kombëtare nga ekstremi i djathtë, Itamar Ben-Gvir, i njohur për veprimet e tij provokuese, më 3 janar nën mbrojtjen intensive të policisë izraelite, bastisi Xhaminë Al-Aksa.

Lideri i Partisë së Forcës Hebraike të ekstremit të djathtë, Ben-Gvir, u bë ministri i parë izraelit në detyrë që hyri në Xhaminë Al-Aksa pas pesë viteve.

Përpara se Ben-Gvir të bëhej ministër në qeverinë e sapoformuar, ai përmendej shpesh për shkak të bastisjeve në Mesxhid Al-Aksa, nxitjes së tij për akte dhune kundër palestinezëve dhe retorikës së tij raciste gjatë mandatit të tij si deputet.