Kodi i ri Civil që parashikon martesat mes të njëjtës gjini nuk kalon në Kosovë, Haxhiu: Nuk i kemi votat!
Qeveria e Kosovës ende nuk i ka siguruar votat për ta kaluar Kodin Civil, raporton Ekonomia Online. Këtë e ka konfirmuar ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka thënë se ende nuk e dinë nëse do të kalojë, porse nuk do të heqin dorë.
“Nuk mund ta procedojmë në Kuvend përderisa nuk e dimë nëse do kalon. Ne nuk kemi hequr dorë nga ai dokument, sepse nuk i negociojmë të drejtat e njeriut, është obligim edhe i opozitës te marrin pjesë ne votim”, ka thënë Haxhiu.
Këto komente Haxhiu i dha në një konferencë për media pas mbledhës së Qeverisë.