Koalicioni VLEN mbështet ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Koalicioni VLEN mbështet ZNAM-in në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kumanovë

Në përballjen me kandidatin e LSDM-së në Kumanovë, Maksim Dimitrievski i ZNAM-it do të këtë mbështjetjen e partnerit të tyre në Qevëri, koalicionit VLEN. Dimitrevski e ka bërë të ditur këtë marrëveshje me anë të një publikimi në rrjetet sociale. “Dorë e shtrirë! Sot realizova një takim me kryetarin e ri të Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, sekretarin organizativ të Alternativës, Bashkim Murtazin dhe deputetin Daniel Stojçevski. Në një bisedë të ngrohtë dhe të sinqertë me përfaqësuesit e partnerit të koalicionit VLEN, mora mbështetje të sinqertë dhe të fuqishme për raundin e dytë në Kumanovë”, ka shkruar Dimitrievski. Ai ka theksuar se kjo  pasqyron realitetin multietnik dhe multikulturor të qytetit.

MARKETING