Koalicioni i Aleancës Kombëtare për Integrim ka paraqitur kandidaturat për Gostivarin

Pas një shëtitjeje simbolike nëpër rrugët e qytetit deri në selinë e Komisionit Komunal Zgjedhor, përfaqësues të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim dorëzuan kandidaturat e tyre për zgjedhjet e ardhshme lokale për kryetar komune dhe anëtarë të këshillit të Komunës së Gostivarit.
Kandidati për kryetar komune është Valbon Limani (kryetari aktual i komunës) i cili i përket krahut të Aleancës për Shqiptarët, të cilin e udhëheq Arben Taravari. Bartës i listës për anëtarë të këshillit komunal është Valdet Xhaferi, kryetar aktual i degës së BDI-së.
“Kjo kandidaturë bazohet në dëshirën për të bërë më të mirën për Gostivarin në mandatin e ardhshëm 4-vjeçar dhe për t’iu përkushtuar qytetit tonë. Do të ketë shumë projekte, do të punohet në transformimin e komunës. Shpresojmë që para fushatave zgjedhore të ketë një periudhë në të cilën do ta realizojnë atë se çfarë nuk është bërë deri më tani në Gostivar”, tha Limani.