Klubi i Mundjes Shkupi shkëlqen në Paris me pesë medalje ndërkombëtare

Klubi i Mundjes Shkupi shkëlqen në Paris me pesë medalje ndërkombëtare

Klubi i Mundjes Shkupi ka shkëlqyer në turneun ndërkombëtar “Cristo Lutte 2025” të mbajtur në Paris, duke u kthyer me pesë medalje nga gjashtë garues që morën pjesë. Ky rezultat i bukur është dëshmi e përgatitjes serioze dhe përkushtimit të madh të ekipit.

Në turne morën pjesë garues nga Franca, Gjermania, Spanja, Italia, Maqedonia e Veriut, Rumania, Moldavia dhe Sllovakia, ndërsa garuesit e KM Shkupit u dalluan me paraqitje të shkëlqyeshme.

 

 

Medalje të arta fituan Jusuf Zaimi dhe Bamir Sejfullau, ndërsa medaljen e argjendtë e rrëmbeu Raonar Ramadani. Dy medalje të bronzta u siguruan nga Zaim Zaimi dhe Harun Memedi. Eren Murtazi, megjithëse pa medalje, përfundoi në vendin e pestë duke dhënë një performancë dinjitoze.

Ekipi u udhëhoq nga trajneri Ertan Rexhepi, i cili me përkushtim të madh drejtoi garuesit drejt këtij suksesi të madh që e vendos klubin e Shkupit në mesin e klubeve më të suksesshme në rajon.

MARKETING