Klubi bullgar “Car Borisi tretë” pranon të ndryshojë emrin, “Vanço Mihajllov” nuk ka bërë kërkesë
Klubi kulturor bullgar “Car Borisi Tretë” nga Ohri pranoi ndryshimin e emrit një ditë para skadimit të afatit ligjor. Klubi tashmë ka dorëzuar kërkesë në Regjistrin Qendror për respektimin e ndryshimeve në Ligjin për Shoqatat dhe Fondacionet.
Ndërkohë, Qendra e kulturës “Vanço Mihajllov” nga Manastiri deri në mesditë nuk ka paraqitur kërkesë për ndryshime.
Nëse nuk ndryshohen emrat, Komisioni i Përdorimit të Emrave dhe Ministria e Drejtësisë duhet të nisin procedurën për fshirjen e shoqatave nga regjistri.
Ndryshimi i emrave të klubeve bullgare është një prej temave që pritet që shkaktojë tensione verbale në raportet edhe ashtu të tensionuara ndërmjet Shkupit dhe Sofjes.