Klopp për të ardhmen e Salahut: Ai është lojtari ynë dhe dëshiron të luajë në Liverpool

Klopp për të ardhmen e Salahut: Ai është lojtari ynë dhe dëshiron të luajë në Liverpool

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka thënë se nuk ka dyshime për angazhimin e futbollistit egjiptian Mohamed Salah në klub, pavarësisht spekulimeve për interesimin e një klubi nga Arabia Saudite për transferimin e tij, transmeton Anadolu.

Salah ka hedhur poshtë spekulimet për kalim në Al-Ittihad, të cilët thuhet se po shqyrtojnë një ofertë më të mirë për sulmuesin 31-vjeçar pasi “Të Kuqtë” refuzuan një ofertë prej 150 milionë funtesh të premten.

Afati i transferimeve në Arabinë Saudite mbyllet të enjten, por Klopp është i bindur se Salah do të mbetet në klub, pavarësisht se Al-Ittihad është i gatshëm të paguajë 200 milionë funte për të blerë egjiptianin, sipas burimeve të Sky Sports.

“Ai luajti një lojë brilante. Mo duhej të punonte shumë dhe ai e bëri këtë. Unë kurrë nuk kamë dyshuar dhe ende nuk dyshoj në të ardhmen e tij, përkushtimin e tij ndaj këtij klubi. Më besoni, nuk mund ta imagjinoni sa pluhur ngre bota dhe sa të qetë jemi ne. Ai është lojtari ynë, ai dëshiron të luajë këtu dhe kaq”, tha Klopp për Sky Sports pas fitores së klubit kundër Aston Villas (3:0).

MARKETING