Klopp, për humbjen e turpshme ndaj Realit: Ishte e tmerrshme!

Trajneri i Liverpool-it, Jürgen Klopp, thotë se goli i tretë “i tmerrshëm” e prishi ndeshjen kundër Realit në të cilën Liverpool u mund (2:5) në Anfield, por se lojtarët e tij i dhuruan rivalit të pesë golat.

Liverpool pati një fillim të shkëlqyer në xhiron e 16-të të Ligës së Kampionëve. Pas 14 minutash lojë kryesonte 2:0 dhe dukej se do të arrinte kampionët e Evropës në një ripërsëritje të finales së sezonit të kaluar.

Megjithatë, pasoi një përmbytje e vërtetë. Skuadra nga Madridi tronditi rrjetën e Liverpool-it pesë herë në 45 minuta dhe gati e ka siguruar kalimin në raundin tjetër.

“Është mjaft e qartë. Ne pësuam pesë gola mund të kishim reaguar më mirë ndaj secilit prej tyre. Duhet të ishim mbrojtur më mirë në ato situata.

Askush nuk e mbuloi Vinicius që realiziu një goditje të klas(goli i barazimit). Ne patëm një bisedë të mirë në pjesën e parë, por më pas pësuam golin e tretë, i cili ishte i tmerrshëm dhe ndryshoi lojën. Ata dominuan, na mungoi fati për të gjetur rrjetën për herë të tretë. Në pjesën e dytë gjithçka ishte ashtu siç dëshironte Reali dhe ai të ndëshkon gjithmonë, nuk të fal kurrë”, tha sinqerisht Klopp, pastaj shtoi:

“Unë e kuptoj pse njerëzit mendojnë se kjo është një goditje e madhe, por është vetëm një rezultat më shumë, një humbje dhe ne mund të mësojmë prej saj. E hapëm mirë ndeshjen, treguam në dritën më të mirë këtë sezon dhe duam ta bëjmë atë përsëri.”

Ai vlerësoi lojën e Realit, por mba shpresë

“Ne nuk duhet të lejojmë që kjo të ndikojë në pjesën tjetër të sezonit. Reali është një nga skuadrat më të mira në botë. Falë Zotit që nuk luajmë me ta çdo javë, sepse është shumë e vështirë të mbrohesh”.

Ndeshja e kthimit është pas tre javësh në Madrid.

“Ne do të shkojmë atje për të provuar fitojmë dhe shohim”, thotë Klopp me optimizëm. /tesheshi.com/

MARKETING