Klinika për psikiatri është objekti i parë shëndetësor që do të përmirësojë efikasitetin e energjisë me një grant nga Banka Botërore

Klinika për psikiatri është objekti i parë shëndetësor që do të përmirësojë efikasitetin e energjisë me një grant nga Banka Botërore

Objekti i Klinikës universitare për psikiatri në Shkup do të rinovohet tërësisht dhe do të bëhet efikase në aspektin energjetik përmes projektit për përmirësimin e efikasitetit energjetik, që do të financohet nga Banka Botërore, e zbatohet nga Ministria e Financave në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë. Punimet ndërtimore do të fillojnë më 15 maj dhe pritet që pas pesë muajsh objekti të marrë pamjen e re.

Klinika universitare për psikiatri njoftoi se është objekti i parë nga gjithsej 18 objekte shëndetësore që duhet të përfshihen nga projekti në komponentin, e dedikuar për përmirësimin e efikasitetit energjetik të objekteve të nivelit qendror.

“Qëllimet kryesore të projektit janë reduktimi i konsumit të energjisë në sektorin publik dhe mbështetja e krijimit dhe funksionalizimit të një mekanizmi të qëndrueshëm për financimin e efikasitetit të energjisë në sektorin publik. Investimet në burimet e rinovueshme të energjisë dhe rritja e efikasitetit energjetik të objekteve si në nivel lokal dhe qendror, ashtu edhe në objekte individuale, kanë rezultuar të jenë veçanërisht të rëndësishme në kohë të krizës energjetike”, informon Klinika për psikiatri.

Nëpërmjet projektit do të ndërrohet instalimi elektrik, ndriçimi, sistemi i ngrohjes, do të vendoset sistemi qendror i ftohjes, do të vendoset termoizolimi i objektit, do të rikonstruktohet çatia, do të ndërrohen dritaret dhe dyert…

Nëpërmjet projektit do të ndërrohet instalimi elektrik, ndriçimi, sistemi për ngrohje, do të vendoset sistemi qendror për ftohje, do të vendoset termoizolimi i objektit, do të rikonstruktohet çatia, do të ndërrohen dritaret dhe dyert…

Gjatë kohës së rinovimit, pacientët nga kjo Klinikë do të shtrohen në spitalin psikiatrik – Shkup dhe repartin e psikiatrisë në spitalin e përgjithshëm të qytetit “8 Shtatori”, për çka këto institucione kanë kapacitete të mjaftueshme. Reparti për fëmijë do të funksionojë përkohësisht në SPQ “8 Shtatori” – Shkup. /Mia.mk/

MARKETING