Kjo është paga ‘astronomike’ që e pret Joao Felixin pas kalimit të tij tek Al-Nassr

Kjo është paga ‘astronomike’ që e pret Joao Felixin pas kalimit të tij tek Al-Nassr

Kapitulli i radhës për Joao Felix vjen me një nxitje të madhe financiare në Arabinë Saudite, ku sulmuesi do të dyfishojë pagën që kishte te Chelsea.

Felix ka përfunduar një transferim të profilit të lartë te Al-Nassr, duke iu bashkuar Cristiano Ronaldos, pasi Chelsea pranoi një marrëveshje të raportuar me vlerë 50 milionë euro, që përfshin një pagesë fillestare prej 30 milionë eurosh dhe 20 milionë euro të tjera si bonuse të lidhura me paraqitjet.

Felix ka nënshkruar një kontratë dyvjeçare, ku paga e tij do të rritet nga 8 milionë euro në vit, sa përfitonte te Chelsea, në një shumë marramendëse prej 17.5 milionë euro në vit te Al-Nassr, sipas Correio da Manha.

Kjo rritje e madhe në pagë e rendit sulmuesin ndër më të paguarit në Superligën e Arabisë, pas Cristiano Ronaldos, Riyad Mahrez, Karim Benzema dhe Sadio Mane.

Marrëveshja erdhi pasi Felix hoqi dorë nga negociatat e zgjatura me Benficën, që do të kërkonin një ulje të ndjeshme në pagë për t’u rikthyer te klubi i fëmijërisë, në momentin kur mbërriti oferta luksoze nga Arabia Saudite.

Karriera e Felix pësoi një rënie të ndjeshme pas transferimit të tij 126 milionë euro nga Benfica te Atletico Madrid. Ai nuk arriti të gjejë vazhdimësi, duke dështuar të luajë si titullar te Atletico, Chelsea, Barcelona dheMilan, pavarësisht momenteve me shkëndija talenti.

Benfica kishte dëshirë për ta rikthyer në shtëpi dhe vetë Felix kishte deklaruar publikisht dëshirën për këtë rikthim, por klubi portugez nuk mundi ta përballojë as çmimin që kërkonte Chelsea, e as kërkesat e tij financiare.

Në fund, fuqia financiare e Al-Nassr, së bashku me përfshirjen aktive të Cristiano Ronaldos, që thuhet se e bindi bashkëkombasin për të nënshkruar, në funksion të ndërtimit të kimisë në ekipin kombëtar përpara Kupës së Botës 2026, ndryshuan rrjedhën e negociatave.

 

MARKETING