Kjaer i zhgënjyer pas derbit: Humbje e rëndë, më vjen keq për tifozët e Milanit

Kjaer i zhgënjyer pas derbit: Humbje e rëndë, më vjen keq për tifozët e Milanit

Simone Kjaer, mbrojtësi i Milanit, foli për SkySport pas humbjes 5-1 të derbit ndaj Interit këtë pasdite. “Deri në rezultatin 3-1 ne luajtëm lojën tonë, por ata ishin të mirë në shfrytëzimin e mundësive të pakta që krijuan. Këtë mbrëmje ata shfrytëzuan shanset që iu dhanë.
Pa dyshim që është një humbje e rëndë, por nga nesër duhet të analizojmë gabimet dhe të shohim përpara sepse për pak ditë është Champions League. Na vjen keq për tifozët, por ne duhet të mendojmë gjithmonë se jemi në rrugën e duhur” – Tha Kjaer. Milan synon që të rikthehet te rezultatet pozitive që në ndeshjen e radhës, atë në shtëpi ndaj Veronës.

MARKETING