Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Kim dëshiron që Koreja e Veriut të prodhojë më shumë materiale bërthamore për bomba

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un bëri thirrje që vendi i tij të zgjerojë prodhimin e “materialeve bërthamore të shkallës së armëve” dhe të ndërtojë armë më të fuqishme, njoftuan mediat shtetërore të martën.

Kërcënimi i fundit i Kim-it, është dyfishimi i prodhimit të armëve bërthamore. Kjo vjen si përgjigje anëtarë të marinës amerikane mbërritën në Korenë e Jugut të martën.

Ai u bëri thirrje zyrtarëve të zgjerojnë prodhimin e materialeve bërthamore të shkallës së armëve të nevojshme për një rritje “eksponenciale” të arsenalit të vendit.

Kim gjithashtu nxiti vazhdimin e prodhimit të armëve të fuqishme bërthamore që sipas tij se do të shkaktonte frikë te armiqtë e vendit, shtoi KCNA.

Koreja e Veriut e shpalli veten një fuqi bërthamore “të pakthyeshme” dhe Kim kohët e fundit bëri thirrje për një rritje “eksponenciale” të prodhimit të armëve, duke përfshirë armët bërthamore taktike.

Testi i shtatë bërthamor?

Media shtetërore e Koresë së Veriut publikoi një sërë raportesh se vendi po ndërtonte një test të shtatë bërthamor, sipas analistëve.

“Koreja e Veriut zbuloi këtë herë një kokë bërthamore taktike të miniaturës dhe shumë po pyesin nëse ajo mund të shpërthejë vërtet”, tha Cheong Seong-chang, një studiues në Institutin Sejong.

“Mundësia që Koreja e Veriut të kryejë një provë të shtatë bërthamore me këto koka bërthamore taktike si hap tjetër është rritur,” tha ai për AFP.

Pheniani ka hyrë në një model të lëshimeve dhe testeve të raketave për të kundërshtuar stërvitjet ushtarake të SHBA dhe Koresë së Jugut, që përfaqëson një shpenzim të madh dhe të paqëndrueshëm financiar për vendin e varfër, tha një ekspert.

“Koreja e Veriut paralajmëroi për përgjigje dërrmuese kundër çdo trajnimi të përbashkët Korenë e Jugut-SHBA, por duke parë numrin e raketave të lëshuara, ata nuk mund ta vazhdojnë këtë përgjithmonë,” tha për AFP Park Won-gon, një profesore në Universitetin Ewha në Seul.

“Nëse po, testi i shtatë bërthamor do të shënojë një lloj fundi, ata do ta shpallin veten fuqi bërthamore dhe do t’i drejtohen negociatave me Shtetet e Bashkuara”, tha ai.

Ushtria koreano-veriore kreu gjithashtu një stërvitje zjarri të hënën, duke simuluar një sulm bërthamor duke përdorur raketa taktike balistike, tha KCNA në një raport të veçantë, pjesë e një serie testesh rekord.

“Koreja e Veriut po dërgon një mesazh shumë koherent. Ata po luftojnë për njohjen si një fuqi e përsosur bërthamore,” shtoi Park.

Dron nënujor?

Përveç rritjes së stokut të tij bërthamor, vendi po kërkon të diversifikojë mekanizmat e tij të shpërndarjes së armëve.

Të martën, ajo pretendoi se kishte kryer një test të dytë të suksesshëm të një droni të ri sulmues bërthamor nënujor.

Testi i parë i Haeil  – që do të thotë cunami në koreanisht –  dyshohet se u krye javën e kaluar në atë që Pyongyang tha se ishte një përgjigje ndaj stërvitjeve të fundit ushtarake SHBA-Kore e Jugut, më e madhja në pesë vjet.

Seuli ka hedhur dyshime mbi pretendimin, me ushtrinë e vendit duke thënë se po “peshonte mundësinë” që testi të ishte ekzagjeruar apo edhe “i sajuar”.

Kishte disa indikacione “Koreja e Veriut po zhvillon nëndetëse pa pilot, por vlerësohet se ato janë ende në fazat e hershme,” tha Shefi i Shtabit të Përbashkët.

Por të martën, Pheniani tha se Haeil kishte manovruar nën ujë “për 41 orë e 27 minuta duke ndjekur një rrugë të simuluar që përfshin 600 kilometra” përpara se të shkatërronte një objektiv në provincën e Hamgyong-it të Veriut herët të hënën, sipas një raporti tjetër të KCNA.

Testi “provoi të gjitha kualifikimet strategjike, si dhe sigurinë dhe besueshmërinë në sistemin e armëve”, tha KCNA.

Rusia gjithashtu raportohet se ka zhvilluar një armë të ngjashme –  silurin Poseidon me aftësi bërthamore –  por zotërimi i teknologjisë komplekse të kërkuar për armë të tilla mund të jetë ende përtej Koresë së Veriut, thonë ekspertët

MARKETING