Kievi pranon që kundërofensiva nuk po përparon aq shpejt sa duhet

Kievi pranon që kundërofensiva nuk po përparon aq shpejt sa duhet

Ukraina pranoi të premten se trupat e saj po përparonin aq shpejt sa duhet në kundërofensivën për të rimarrë territorin në lindje dhe jug të vendit nga forcat ruse, raporton The Guardian.

Kreu i zyrës së presidentit ukrainas, Andriy Yermak, u tha gazetarëve se betejat ishin të vështira, por shtoi se aleatët perëndimorë nuk po i bënin presion Kievit për të avancuar më shpejt.

“Sot, kundërsulmi nuk po shkon aq shpejt. Nëse shohim që diçka nuk shkon siç duhet, do ta themi. Askush s’do ta zbukurojë situatën. Nuk ka presion, vetëm një pyetje: si mund t’ju ​​ndihmojmë ndryshe?

Të gjithë në botë e kuptojnë se është e pamundur të bëhet presion mbi Ukrainën”, tha kreu i Presidencës ukrainase, i cili konsiderohet si krahu i djathtë i presidentit, Volodymyr Zelensky.

 

MARKETING