KF Bashkimi merr për trajner Muarem Muaremin

Skuadra e Bashkimit të Kumanovës në sezonin e ri do të udhëhiqet nga trajneri, Muarem Muaremi. Kumanovarët kanë prezantuar teknikun shkupjan ditën e sotme, teksa ndihmës i tij do të jetë Enes Qaili, i cili sezonin e fundit ishte i angazhuar te Shkupi. Muarem Muaremi më herët ka qenë trajner te KF Gostivari, teksa ishte pjesë e stafit teknik si ndihmës trajner te FC Shkupi.
MARKETING
Skuadra e Bashkimit sezonin e ri do të luaj në Ligën e Parë, duke u rikthyer kështu pas shume viteve në elitë, teksa nga kryesia kanë paralajmëruar se do ta krijojnë një skuadër të fortë për të konkuruar denjësisht në mesin e më të mirëve të futbollit vendor.