Këto janë ministritë që do t’i takojnë VLEN-it në Qeverinë e re

Këto janë ministritë që do t’i takojnë VLEN-it në Qeverinë e re

Qeveria e re pothuajse është gati. Sipas informacioneve të mediave, zyrtarizimi i ndarjes së resorëve mes VMRO-DPMNE-së dhe VLEN-it pritet të ndodh ditën e premte.
Siç mësohet, Lëvizja Demokratike e Izet Mexhitit do ta merr postin e zv/kryeministrit të parë të Qeverisë, Ministrinë e Ambientit dhe dy zv/ministra, atë të Transportit dhe të Ministrisë së Brendshme.
Alternativës do t’i takojë posti i kryepralamentarit dhe Eurointegrimet, ndërsa do të kenë edhe zv/ministrin e Arsimit dhe atë për Bashkësi Etnike.
Besa e Bilall Kasamit, do të drejtojë Ministrinë e Ekonomisë dhe atë të Punës dhe Politikës Sociale. Po ashtu, nga Besa do të jetë edhe zv/ministri i Kulturës.
Ministria e Shëndetësisë, Ministria pa Resor, zv/ministri i Mbrojtjes dhe zv/ministri i Bujqësisë do t’i takojnë partisë së Arben Taravarit.

MARKETING