Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin nga forcat paraushtarake RSF në El-Fasher të Sudanit

Këshilli i Sigurimit i OKB-së dënon sulmin nga forcat paraushtarake RSF në El-Fasher të Sudanit

Anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dënuan sulmin e Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë (RSF) ndaj qytetit El-Fasher në Darfurin e Veriut në Sudan dhe shprehën “shqetësim të thellë” për rritjen e dhunës, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë, anëtarët e Këshillit të Sigurimit “dënuan mizoritë e raportuara të kryera nga RSF-ja kundër popullsisë civile, përfshirë ekzekutimet pa gjyq dhe ndalimet arbitrare, dhe shprehën shqetësim të madh për rrezikun e shtuar të mizorive masive, përfshirë ato me motive etnike”.

Duke rikujtuar rezolutën 2736 (2024), e cila kërkon që RSF-ja të heqë rrethimin ndaj El-Fasherit dhe bën thirrje për ndërprerje të menjëhershme të luftimeve dhe ulje të tensioneve brenda dhe rreth qytetit, anëtarët “kërkuan fuqishëm” që RSF-ja të zbatojë dispozitat e kësaj rezolute.

MARKETING